Lori SHPËRTHEN ndaj gazetares: Mos e shkelni me këmbë femrën, ka mjaftushëm meshkuj për atë punë… (FOTO) – AlpeGossip
Lori SHPËRTHEN ndaj gazetares: Mos e shkelni me këmbë femrën, ka mjaftushëm meshkuj për atë punë… (FOTO)

Lori SHPËRTHEN ndaj gazetares: Mos e shkelni me këmbë femrën, ka mjaftushëm meshkuj për atë punë… (FOTO)

Trashëgimtjarja e “Top Channel”, Lori Hoxha është një ndër femrat më të komentuara në rrjetet sociale. Me postimet e saj Lori na ka treguar gjithmonë se është shumë e ndjeshme ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me femrat. Këtë gjë na e ka treguar edhe sot.

Nisur nga një shkrim i një portali shqiptar, që i cilëson këmbët e Afërdita Dreshajt si këmbët e një mashkulli, Lori është shprehur shumë e revoltuar, sidomos për fakin që ky portal drejtohet nga një femër.

Sipas Lorit së pari duhet të jemi ne femrat që duhet ta mbështesim njëra-tjetrën, të mos e shkelim me këmbë, pasi ka mjaftueshëm burra që janë të gatshëm për këtë punë.

 

“Një portal i drejtuar nga një femër, që përcjell këtë lloj mesazhi tek ndjekësit e tij. Dhe kërkojmë që femrat të ndihen të forta, të pushtetshme, të barabarta kur jemi ne vetë ato që femrën e ulim çdo ditë, për formën e këmbëve, për buzët e holla e si rrjedhojë dhe për paaftësitë e saj në jetë. Shoqëri misogjeniste.

Kërkojmë ndryshim. Shkruajmë çdo ditë për ‘ndryshimet e e vipave’. Na vjen turp kur shohim buzë fabrike, por jemi vet ne që e çojmë shoqërinë drejt asaj rruge. Duam të bëhemi si bota, ama këmbët muskuloze si duam. Vajzën për të cilën flitet e njoh shumë mirë dhe nuk dua t’ia përmend emrin se nuk është vendi im e nuk kam një portal në të cilin të shpreh mendimet e mia të emancipuara apo të prapambetura sidoqofshin, ama e mbroj si të ishte ime motër.

Është shumë e thjeshtë të thuash ‘është personazh publik, le ta pranojë’, por kurrësesi nuk mundesh ta përdorësh influencën e një medieje për të shpërndarë mesazhe të tilla të ato. Refuzoj ta pranoj që gazetaria shqiptare është kjo e sidomos refuzoj ta pranoj që femra shqiptare mund të shkruaj publikisht kështu për një femër tjetër. Urojeni, përgëzojeni, pranojani difektet, luftoni për të! Mos e shkelni me këmbë. Ka mjaftueshëm burra për atë punë”, shkruan Lori Hoxha në postimin e saj në Instastory.