Ermal Mamaqi akuzon biznesmenin e njohur: ‘Më bëri 200 mijë lek dëm’ – AlpeGossip
Ermal Mamaqi akuzon biznesmenin e njohur: ‘Më bëri 200 mijë lek dëm’

Ermal Mamaqi akuzon biznesmenin e njohur: ‘Më bëri 200 mijë lek dëm’

Ai njihet si një prej shqiptarëve më të suksesshëm në të gjithë botën, me një pasuri që përllogaritet të kapë vlerën e 93 milionë eurove.

Bëhet fjalë për biznesmenin e famshëm Hetem Ramadani i cili së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku është përballur me një “akuzë” të pazakontë.

Siç tregoi moderatori Ermal Mamaqi, Ramadani pak ditë më parë kishte qenë në shtëpinë e tij, ku kishte zbrazur tërësisht frigoriferin.

“Erdhi tek shtëpia ime dhe na bëri 200 mijë lek dëm, sepse na i hodhi të gjitha ushqimet!”- rrëfeu Mamaqi.

Hetem Ramadani sot në Xing me Ermalin.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Por arsyen pas këtij veprimi, do ta mësoni mbrëmjen e sotme, në “Xing me Ermalin”, ku e ftuar është gjithashtu edhe moderatorja e sportit Ilda Bejleri.