MARTESË DHE FËMIJË/ Dervis Xherhau flet për planet e mëdhaja me partneren – AlpeGossip
MARTESË DHE FËMIJË/ Dervis Xherhau flet për planet e mëdhaja me partneren

MARTESË DHE FËMIJË/ Dervis Xherhau flet për planet e mëdhaja me partneren

Këngëtari i njohur Devis Xherahu dhe partnerja e tij Ertemiona Mejdani ishin këtë të premte të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Çifti kanë folur për marrëdhënien e tyre, planet për një ceremoni martesore dhe për të pasur fëmijë.

Të pyetur nga Bieta nëse kanë plane për të organizuar një ceremoni martesore, dyshja kanë pohuar. Devis dhe Ertemiona janë bashkë që prej 9 vitesh dhe më në fund janë gati për ta kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

Ertemiona është shprehur se Devis është në momentin e duhur për t’u bërë baba, ndërsa ky i fundit ka treguar se i do shumë fëmijët dhe do të ishte një baba shembullor.