PAMJET/ Zbulohet një pjesë e ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP – AlpeGossip
PAMJET/ Zbulohet një pjesë e ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP

PAMJET/ Zbulohet një pjesë e ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP

“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije më herët se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës.

Kësaj here burime për “IconStyle.al”, kanë mundësuar disa pamje të ambienteve të shtëpisë së reality show të shumëpritur.

VIDEO

Deri tani kemi zbuluar emra pjesmarrës si: Sheila Haxhiraj, Ema Andrea, Albërie Hadërgjonaj, Andi Artani, Valer Kolnikaj, Robert Aliaj. Përflitet për Anxhela Peristerin, Romeo Veshaj , Arjola Demirin.

Përveç konkurrentëve janë zbuluar dhe detaje të tjera. Vetë Arbana ka treguar në InstaStory detaje për këtë reality-show që po pritet kaq shumë nga publiku.

-A do transmetohet në YouTube? Vetëm disa pjesë të përzgjedhur.
-A do ketë publik në studio? Po, edhe një numër ku mund të rezervoni.
-A do jetë Lori (Hoxha) sërish stilistja jote? Është shumë më e përfshirë. Ne diskutojmë për shumë gjëra, përfshirë edhe veshjet e mia.
–Sa opinionistë do ketë? 2
–Në cilat ditë do jenë dy lives show? Të martë dhe të premte.
–A mendon se do ketë aq shikueshmëri sa BB para disa vitesh? Jo, do ketë më shumë.
–A do ketë VIP nga Kosova? Sigurisht.