Ditën e sotme Beatrix ka lexuar një zarf të bardhë që u kishte dërguar “Vëllai i Madh”. Në të ishte një surprizë për të gjitha vajzat, pasi për mbrëmjen e sotme atyre u kanë dërguar disa fustane.
Vajzat u gëzuan shumë dhe menjëherë nisën duke i provuar. Por nga ana tjetër djemtë duket se u mërzitën.
Meridiani me shaka thotë: “Arbana jemi shumë të zhgënjyer, katër çuna jemi”.
Më pas ndërhyn Iliri, i cili shton se ishin edhe të parët që u mblodhën në sallon për të dëgjuar se çfarë ka të shkruar në zarf.
“E ka fajin Trixa”, thotë më pas Meridiani.