“AI ISHTE IMAZHI I THE VOICE”/ John Legend i prekur nga largimi i Adam Levine – AlpeGossip
“AI ISHTE IMAZHI I THE VOICE”/ John Legend i prekur nga largimi i Adam Levine

“AI ISHTE IMAZHI I THE VOICE”/ John Legend i prekur nga largimi i Adam Levine

argimi i Adam Levine nga kompeticioni i ‘The Voice’ u bë i ditur nga prezantuesi i kësaj shfaqjeje, Carson Daly në datë 24 maj. Karrigen e tij tashmë do ta zërë këngëtarja Gwen Stefani. Lajmi se Adam u largua, doli menjëherë pasi ‘NBC’ deklaroi se ai do të rikthehej në sezonin e vjeshtës të vitit 2019 me John Legend, Blake Shelton dhe Kelly Clarkson.

Në një postim në ‘Instagram’ Adam u shpreh se ishte koha që ai të largohej. Pas kësaj deklarate, këngëtari i njohur, John Legend është shprehur për ‘Enews’ se të gjithëve do i mungojë prezenca e Adam, pasi ai ka qenë pjesë e këtij kompeticioni që nga fillimi dhe se ai është vetë imazhi i tij.

Nuk dihet ende se çfarë do të rezervojë ‘The voice’ në sezonin e shtatorit dhe nëse Legend do mundet të mbushë vendin e lënë nga kolegu i tij, por kjo pritet të zbulohet në muajt në vazhdim.