Adelina Tahiri është ndër personazhet e Showbiz-it që nuk kursen aspak kur bëhet fjalë për veshjen apo aksesorët! Madje, në shumë raste, këngëtarja na ka treguar se një pjesë e mirë është dhuratë nga i bashkëshorti, biznesmeni Serjoza Markov.
Ditën e sotme, Adelina ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku pozon nga makina! Menjëherë sytë të shkojnë tek aksesori i syzeve në formë drejtkëndore, plot me perla përreth xhamit! Syzet i përkasin markës Gucci dhe kushtojnë plot $ 1,160.
Mirëpo duket se fansave të këngëtares nuk i kanë pëlqyer shumë ekstravaganca në aksesorë dhe i kërkojnë të heqë dorë nga gjërat e çuditshme.
“Jo çdo gjë e shtrenjtë është e bukur!”- komentoi njëri prej tyre.
“Më të mëdha syzet sesa fytyra” –tha një tjetër.
Mirëpo këto komente u zhdukën menjhërë nga fotoja, pasi Adelina me siguri që nuk ka dashur asnjë negativitet në profilin e saj.