DITËLINDJA E PARË/ Dalin pamjet nga super festa e djalit të Vedat Ademit – AlpeGossip
DITËLINDJA E PARË/ Dalin pamjet nga super festa e djalit të Vedat Ademit

DITËLINDJA E PARË/ Dalin pamjet nga super festa e djalit të Vedat Ademit

Një vit më parë, këngëtari i njohur Vedat Ademi u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Dorela, solli në jetë një djalë që çifti vendosi ta pagëzojë me emrin Eren.

Ditën e sotme, vogëlushi i tyre ka mbushur 1 vjeç dhe Vedati me bashkëshorten kanë organizuar një super festë për ditëlindjen e parë të të birit. Këngëtari ka ndarë në profilin e tij në Instagram foto nga dita e veçantë e të voglit, i cili ka realizuar një set shumë të ëmbël fotografik.

Ata kanë pozuar familjarisht dhe në fotot e publikuara vërehet një ngjashmëri shumë e madhe e dy djemve me Vedatin.