BEFASON TOM CRUISE/ Aktori bën lëvizjet e rrezikshme në filmin Mission Impossible – AlpeGossip
BEFASON TOM CRUISE/ Aktori bën lëvizjet e rrezikshme në filmin Mission Impossible

BEFASON TOM CRUISE/ Aktori bën lëvizjet e rrezikshme në filmin Mission Impossible

Lufta thikë me thikë, ushtrimet  nënujore që ai duhet të mbajë frymën e tij për 6 minuta, skydriving në  Dubain, duke u ulur nga një avion në ngritje, ai i ka bërë të gjitha.

Aktori i hollivudit Tom Cruiz  në filmin e tij të ri ” Mission Impossible – Fallout, prodhuar dhe drejtuar nga regjisori i njohur Christopher Mcquarrie,  ka arritur të bëjë një  kërcim HALO (pirueta në ajër) gjë që mund të zërë vendin e parë në gjërat e rrezikshme që ai ka bërë.

Si gjithmonë Cruiz arrin të befasojë fansat e tij me lëvizjet e rrezikshme që  bën.

Vitet kalojnë por ai duket që nuk plaket aspak.

Filmi në fjalë kishte premierën e tij në Paris më 12 korrik dhe pritet të shfaqet në Amerikë më 27 korrik.

Filmi mori vlerësime pozitive nga kritikët, të cilët vlerësuan kinematografinë, historinë, sekuencat e veprimit etj.