NUK JANË MË BASHKË! Çfarë ndodhi vërtetë mes çiftit Loredana-Mozzik? (DETAJET) – AlpeGossip
NUK JANË MË BASHKË! Çfarë ndodhi vërtetë mes çiftit Loredana-Mozzik? (DETAJET)

NUK JANË MË BASHKË! Çfarë ndodhi vërtetë mes çiftit Loredana-Mozzik? (DETAJET)

Prej kohës ekzistonte dyshimi se çifti i famshëm Loredana dhe Mozzik ishin ndarë nga njëri-tjetri. Krisjet e para u vunë re tamam në ditëlindjen e Loredanës, ku reperi nuk ishte i pranishëm dhe për më tepër ishte larguar nga Gjermania ato ditë. Këngëtarja e festoi ditëlindjen vetëm me vajzen dhe miqtë e saj.

Më pas dyshimet u shtuan akoma më shumë kur prej kohësh ishte vënë që nuk ishin parë më bashkë dhe postimet si një çift i dashuruar (gjë e cila për ata ka qenë karakteristike) mungonin. Më pas në ditëlindjen e Mozzik, nuk kishte asnjë urim nga ana e Loredanës përveç postimit të bërë nga këngëtarja në profilin e Instagramit të vajzës së tyre Hana.

Një ditë më parë ishte vetë Loredana e cila konfirmoi zërat se çifti ishte ndarë. Nëpërmjet një postimi në Istagram për fansat e saj, ajo u shpreh:

“Për të gjithë fansat e mi. Siç të gjithë e keni vënë re nga postimet në rrjetet sociale unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Ne të dy vendosëm të bëjmë një pushim si në biznes si në jetën private. Kjo gjë për mua do të thotë ndryshim i madh si në anën profesionale ashu edhe atë private. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur bashkë so të jemi vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen gjejmë përsëri njëri-tjetrin. “Tani e në vazhdim jam një nënë beqare, gjë e cila më bën më të fortë”

Në fakt, një distancë mes çiftit mund të themi se e kemi vënë re që pas skandalit të Loredanës e cila u akuzua për vjedhjen e parave të një çifti zviceran. Gjatë asaj kohe, një burim pranë çiftit është shprehur:

“Situata nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u përballuar që prej shpërthimit të skandalit me çiftin zviceran, mirëpo Mozzik është kujdesur që t’i qëndrojë pranë Loredanës gjithë këtë kohë. 

Bllokimi i xhirollogarive bankare në muajin Qershor bëri që artistja të ketë probleme edhe më të thella emocionale. Mirëpo në këtë rast, vulën e mospajtimeve e kanë pasur çështje në lidhje me karrierën dhe të ardhmen e përbashkët”,

Dimë të themi se prej kohësh çifti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, gjë që i thelloi akoma më shumë zërat për një ndarje të mundshme.

Gjatë krizës së çiftit ajo që nuk ka munguar kanë qenë dhe postimet me mesazhe të dyshimta. Reperi Mozzik par pak kohësh postoi dy foto në të cilat kishte shkruajtur shprehje që nuk jemi shumë të sigurt për çfarë i ka patur.

Në postimet e tij shkruhej:

“Nuk më surprizojnë më njerëzit fals, por ata besnik”.

“Unë jam i sjellshëm dhe i mirë derisa ti merresh me besnikërinë time.”

Edhe pse nuk e dimë tamam ç’ka ndodhur, mendojmë se këto dedikime shkojnë për Loredanën. Ajo që na bën të pyesim veten është, ç’mund të ketë ndodhur nga ana e këngëtares që të jetë përmendur kaq shumë fjala besnikëri. Mos vallë kemi të bëjmë me ndonjë tradhëti?

Të gjitha mbeten dyshime deri në momentin që diçka tjetër do të thuhet nga çifti. Ne dimë vetëm të themi se pas lajmërimit të Loredanës për ndarjen, reagimi i vetëm i Mozzik ishte fshirja e të gjitha fotove me këngëtaren, ndërsa kjo e fundit ka zgjedhur të mbajë vetëm dy foto ku në njërin, është imazhi shkrepur nga klipi “Romeo & Julietta”, Loredana shpreh dashurinë për Mozzik dhe ende e ka në rrjetin social. /AlpeGossip.al