Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, flet policja seksi/ Gjatë një aksioni na kanë sulmuar dhe… – AlpeGossip
Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, flet policja seksi/ Gjatë një aksioni na kanë sulmuar dhe…

Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, flet policja seksi/ Gjatë një aksioni na kanë sulmuar dhe…

Me rastin e 8 Marsit, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, preferoi që të paraqiste në faqen e tij një grup femrash, të cilat kryenin punë të ndryshme.

Ndër to, ajo që tërhoqi vëmendjen dhe u bë edhe kryefjalë e mediave rozë ishte policja simpatike e Policisë Bashkiake, Disilva Muçopata.

Në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare“, Disilva zbulon se si është të jesh pjesë e policisë, vështirësitë që has në përditshmërinë dhe paragjykimet apo edhe ngacmimet që mund të ketë duke qenë femër dhe për më tepër simpatike.

Jeni një nga policet simpatike të Tiranës, që kryebashkiaku zgjodhi të veçojë për 8 Mars. Si u ndjetë për këtë vlerësim?

Nuk e di nëse jam një nga policet simpatike që zgjodhi kryetari bashkisë. Ky është një vlerësim që duhet ta bëjnë të tjerët, nuk më takon mua ta bëj. U ndjeva e vlerësuar kur pash foton e nxjerrë nga kryetari i bashkisë.

Si është një ditë e zakonshme e Disilvës?

Një ditë e zakonshme pune fillon në orën 08:00 me marrjen e detyrave të ditës dhe daljen në terren për zgjidhjen e ankesave të qytetarëve të Tiranës, si dhe ruajtjen e hapësirës publike të këtij qyteti nga kundravajtjet administrative. Mbyllet me raportimin e detyrave të realizuara dhe përgatitjen për një ditë tjetër pune.

A keni pasur ngacmime nga kolegët në punë apo ndonjë incident? Si keni reaguar?

Nuk kam pasur asnjë ngacmim në punë nga kolegët, pasi i respektoj dhe më respektojnë. Në marrëdhënie pune, ngacmimi është gjëja e fundit që mund të më ndodhë. Thjesht kemi raporte të mira.

Sa të vështirë e ka Disilva kur i duhet të arrestojë një mashkull në një operacion policor?

Unë jam pjesë e Policisë Bashkiake dhe detyra funksionale është kundravajtja administrative dhe jo veprat penale.

Mund të veçoni ndonjë incident që keni pasur gjatë ndonjë aksioni policor?

Aksionet e Policisë Bashkiake konsistojnë në kontrollin e hapësirave publike, në mbështetje të drejtorive të ndryshme në Bashkinë Tiranë, si dhe ruajtjen e pronës së bashkisë. Duke iu referuar kësaj të fundit, kemi pasur incidente me disa qytetarë, të cilët kundërshtonin ndërtimin e lodrave të fëmijëve në parkun e liqenit artificial. Gjatë këtij incidenti kemi qenë në kryerjen e detyrës dhe jemi sulmuar dhunshëm, ku mund të përmend dhe plagosjen e disa kolegeve, të cilat morën ndihmën e parë në spitalin e traumës.

Ju zgjodhi terreni juve, apo ju terrenin?

Të them të vërtetën, më ka zgjedhur terreni mua dhe jo anasjellas. Që ditën e parë të punës jam caktuar në sektorin e Kontrollit të Territorit si inspektore e një njësie përkatëse, sektor i cili kryesisht merret me detyra në terren në lidhje me kundravajtjet administrative, siç ju përmenda edhe më parë.

A keni pasur bërryla apo paragjykime në punë për shkak se jeni femër dhe për më tepër bukuroshe?

Nuk kam pasur bërryla në punë. Jam caktuar inspektore dhe kam kryer dhe kryej detyrat e dhëna, si dhe jap detyra në varësi të problematikave. E kam kryer me sukses dhe do vazhdoj që ta kryej. Qenia femër, apo bukuroshe, siç po më etiketoni, në radhë të parë më pëlqen ky etiketim, si çdo femër, nuk më ka bërë të ndjehem e paragjykuar, përkundrazi e vlerësuar dhe e vendosur në qendër të vëmendjes nga meshkuj të ndryshëm.