“DËMTOI BIZNESIN E PASURINË”/ Bashkëshorti i Whitney Houston padit BBC – AlpeGossip
“DËMTOI BIZNESIN E PASURINË”/ Bashkëshorti i Whitney Houston padit BBC

“DËMTOI BIZNESIN E PASURINË”/ Bashkëshorti i Whitney Houston padit BBC

Ish-bashkëshorti i Whitney Houston, Bobby Brown ka paditur Showtime Networks dhe BBC, për përdorimin e paautorizuar të pamjeve në dokumentarin e vitit 2017, “Whitney: Can I Be Me”.

Padia u paraqit në Gjykatën e New York të mërkurën, nga Brown.

Në dokumenta pretendohet se pamjet dëmtuan Brown, biznesin e tij dhe pasurinë e Bobbi Kristina.

Këngëtari tha se nuk është marrë pëlqimi i tij për përdorimin e pamjeve, duke shtuar se materiali është rreth 15 vjeçar.

Ai u shpreh se pamjet e përdorura në dokumentar janë filmuar para se të divorcohej nga Houston në vitin 2007 dhe para vdekjes së saj në vitin 2012.

Reuters raporton se paditësit kërkojnë të paktën 2 milionë dollarë për shkelje të të drejtave të tyre të reklamimit dhe një urdhër gjykate kundër shpërndarjes së dokumentarit.

Dokumentari eksploron betejat personale dhe marrëdhëniet e Huston, si dhe karrierën e saj të hershme përpara se të merrte famë të madhe me hite si How Will I Know, I Wanna Dance With Somebody dhe I Will Always Love You.

Këngëtarja vdiq në moshën 48 vjeç pasi u mbyt në vaskë në një hotel në Beverly Hills.

Mjekët ligjorë përcaktuan se ajo u mbyt aksidentalisht, por sëmundja e zemrës dhe përdorimi i kokainës ishin faktorë që ndikuan.

Ndërsa vajza e saj Bobbi Kristina vdiq në moshën 22 vjeçare në vitin 2015 pas gati gjashtë muajsh në koma. Ajo gjet pa ndjenja në banjë e zhytur në ujë dhe kishte konsumuar drogë.