Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, ka realizuar ditën e djeshme disa foto për revistën e famshme të “Vogue”, ku gjithashtu foli edhe për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në jetën e saj.
Ditën e sotme, Kim ka marrë shumë akuza në rrjet se fotot e saj janë kulturalisht të papërshtatshme (cultural appropriation).
Jo vetëm kaq, por prej kohësh, Kardashian është vendosur me ‘shpatulla pas murit’, pasi ka kopjuar stilin e supermodeles Naomi Campbell, e cila gjithashtu duket se nuk është shumë e lumtur me fotot e Kim-it, duke e treguar këtë gjë me një ‘like’ që i ka bërë postimit të faqes.
Miliarderja supozohet të kishte mësuar nga situata e kaluar, e cila u shpreh për “New York Times” se ajo kurrë nuk do të ofendonte askënd qëllimisht.
“Kam respektin maksimal për arsyen pse njerëzit mund të ndihen ashtu siç ndiheshin. Por ne kemi bërë ndryshimet e nevojshme në atë foto dhe në pjesën tjetër të fotove. Ne e pamë problemin dhe u përshtatëm dhe ndryshuam menjëherë. Patjetër që kam mësuar prej saj”, tha Kim Kardashian.
Komentuesit e ‘tërbuar’ theksuan se koha e përhapjes ishte veçanërisht e keqe duke pasur parasysh se është “Black History Month” në Shtetet e Bashkuara.