“Sa do u FEJOJA, më VDIQ NËNA”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen momentet e fundit me lot në sy – AlpeGossip
“Sa do u FEJOJA, më VDIQ NËNA”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen momentet e fundit me lot në sy

“Sa do u FEJOJA, më VDIQ NËNA”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen momentet e fundit me lot në sy

Së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare u rikthye me këngën “Lamtumirë”, të cilën e promovoi ditën e sotme në emisionin e pasdites “Rudina”.

Përveç karrierës së saj, Lindita Theodori, foli edhe për jetën private, një detaj i së cilës e bëri të përlotej gjatë emisionit.

Duke treguar se si ishte njohur me bashkëshortin e saj, Lindita ka rrëfyer se ajo ishte një nga periudhat më të bukura dhe më të trishta të jetës, pasi atë kohë kishte humbur nënën e saj.

Njohja jonë ka qenë shumë e natyrshme. Unë kam qenë nxënëse në ‘Liceun Artistik’ dhe Maqi ishte inxhinier Ndërtimi dhe flinte në ‘Qytetin Studenti’. Vazhdimisht shkëmbeheshim tek ‘Rruga e Elbasanit’ por në heshtje. Pastaj kur unë shkova në Institut, shkuam në metalurgji dhe aty jam njohur me Maqon, i cili ishte kryeinxhinier. U lidhëm dhe nuk u zgjidhëm më. Ai moment për mua ka qenë sa i bukur edhe i trishtë. Më 28 Nëntor të ’75 ne kishim vendosur të fejoheshim por në 3 nëntor nëna ime ndërroi jetë. Unë i kujtoj shumë mirë ato momente dhe duhet të ishte Maqo pas meje që unë ta kaloja sa më lehtë atë trishtim.