Pas lajmeve për vajzën e Kylie-t, nxehet truproja! Zbulon të vërtetën publikisht – AlpeGossip
Pas lajmeve për vajzën e Kylie-t, nxehet truproja! Zbulon të vërtetën publikisht

Pas lajmeve për vajzën e Kylie-t, nxehet truproja! Zbulon të vërtetën publikisht

Një foto krahasuese e vajzës së Kylie Jenner me truprojën e saj, foto që u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, ka bërë që prej disa ditësh të përflitet se Stormi është vajza e Tim Chung, truprojës dhe jo e Travis Scott.

Kylie i mohoi këto thashetheme kur burime pranë saj u shprehën se ajo kishte qeshur kur kishte lexuar lajmet dhe po kështu kishte vepruar edhe partneri i saj, Travis.

Mbrëmjen e djeshme dyshimet u forcuan edhe më shumë kur gazetarët pyetën truprojën dhe ai thjesht buzëqeshi duke u shprehur: “Nuk mund të përgjigjem”.

Kaq u desh që dje të përhapeshin lajme se Tim Chung në një farë mënyre e ka konfirmuar.

Pas kësaj zhurme, truproja është nxehur nga këto thashetheme dhe ka reaguar me një status në Instagram ku shkruan se ky është komenti i tij i parë dhe i fundit lidhur me këtë çështje.

“Unë jam një person shumë privat dhe nuk i përgjigjem thashethemeve dhe historive qesharake që janë kaq shumë për të qeshur. Me respektin e thellë për Kylien, Travisin, bashkë me vajzën dhe familjen e tyre, do doja të sqaroja të vërtetën dhe të them se bashkëveprimet e mia me Kylien dhe familjen e saj kanë qenë të limituara vetëm në një kapacitet strikt dhe profesional. S’ka histori këtu dhe i kërkoj mediave mos të më përfshijnë më në rrëfime që janë mosrespektuese ndaj familjes së tyre”, shkruan Tim Chung.