Prifti godet me shpullë fëmijën, reagon Gentian Zenelaj: Ndjeva krrupë, mos ngulni gozhda të ndryshkura… (FOTO) – AlpeGossip
Prifti godet me shpullë fëmijën, reagon Gentian Zenelaj: Ndjeva krrupë, mos ngulni gozhda të ndryshkura… (FOTO)

Prifti godet me shpullë fëmijën, reagon Gentian Zenelaj: Ndjeva krrupë, mos ngulni gozhda të ndryshkura… (FOTO)

Aktori i njohur Gentian Zenelaj, ka reaguar në lidhje me veprimin e një prifti i cili godet më shpullë një fëmijë të vogël, video e cila është bërë mjaft virale dhe ka nxitur majft komente.

Me anë të një postimi në Intagram, Gentian Zenelaj shkruan se, u shokova dhe është e pafalshme, e paparanueshme, e shëmtuar, e ndyrë dhe e poshtër sjellja e priftit që goditi fëmijën.

Por ajo që e ka irrituar më tëpër aktorin janë komentet e njerëzve për të sharë fenë, komente këto sipas tij që përdhosin mjera njerëz të fesë, për të lartësuar të tjerë, dhe për këtë shkruan aktori ndjeva krrupë në shpirt.

Më tej ai ju kërkon komentuesve që mos të ngulin gozhda të ndryshkura në zemrat e në mendjet e tyre që lexojnë komentet e tyre.

“E pashë videon e priftit që godet fëmijën dhe u shokova…e pafalshme e papranueshme…e shëmtuar…e ndyrë…e poshtër sjellja e tij….por kur lexova komentet e njerëzve…kur lexova përgjithësimet për të sharë një fe dhe për të ngritur një tjetër…kur pashë të materializuar shprehjen “ngrihu prift të ulet hoxha” ose edhe “ngrihu hoxhë të ulet prifti”….pashë në komente të përgjithësohen në përdhosje mijëra njerëz të fesë për të lartësuar të tjerë ndjeva krrupë…ndjeva krrupë në shpirt…
Unë jam nga familja me besim musliman…ama im vëlla për zgjedhje personale është katolik i pagëzuar.. gruaja ime është ortodokse…e fëmijët e mi ..si të dojë zoti e si të zgjedhin vetë..O komentues mbajeni gjuhën o njerëz…mos ngulni gozhda të ndryshkura në zemrat tuaja e në mendjet e atyre që lexojnë komentet tuaja.”