Frika më e madhe dhe Tiani/ Tuna rrëfen gjithçka që nuk dinim rreth saj (FOTO) – AlpeGossip
Frika më e madhe dhe Tiani/ Tuna rrëfen gjithçka që nuk dinim rreth saj (FOTO)

Frika më e madhe dhe Tiani/ Tuna rrëfen gjithçka që nuk dinim rreth saj (FOTO)

Pas dy vitesh mungesë në tregun muzikor shqiptar Tuna u rikthyer me këngën me titull “Chonga”, e cila është mirëpritur jashtëzakonisht shumë mirë nga publiku.

Tuna u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar rritjes së djalit, Tianit, por me sa duket ka ndërmend të rikthehet fuqishëm. Në një komunikim me fansat e saj në Instagram nëpërmjet opsionit pyetje-përgjigje Tuna na ka lënë të kuptojmë se shumë shpejt do të sjellë për publikun shqiptar edhe një këngë tjetër të re, e cila me shumë mundësi do të jetë baladë.

Gjithashtu Tuna e pyetur nga fansat e saj se kur do t’iu rikthehet koncerteve, ka thënë se sapo të rritet edhe pak Tiani.

“Sa të rritet edhe pak Tian që me marr si ‘back vokal”, ishte përgjigja e Tunës.

Në këtë bashkëbisedim me fansat Tuna është pyetur edhe se cila është gjëja që e acaron më shumë në botën artistike.

“Wannabe kllikat”, është përgjigja e Tunës duke iu referuar grupeve të mëdha ku përshihen artistët dhe mbështetësit e tyre.

Këngëtarja e njohur nuk ka ngurruar të zbulojë për ndjekësit e saj edhe frikën e saj më të madhe.

“Vetëm fundi i botës, vetëm aty i ngrej duart lartë dhe flamurin e bardhë”, i është përgjigjur këngëtarja fansit, i cili e pyet se cila është frika më e madhe e saj.