Disa muaj më parë dyshja e njohur me famë ndërkombëtare, Beyonce dhe Jay Z sollën këngën me titull ‘The Carters’, e cila u prit mirë nga të gjithë fansat dhe numëron 172 milionë klikime deri më tani në kanalin e ‘Youtube’. Ajo çfarë i surprizoi ndjekësit e çiftit ishin vendet ku ata kishin zgjedhur të xhironin videoklipin si muzeu i Luvrit, apo vende të tjera të njohura në mbarë botën. Jay dhe Beyonce ishin kujdesur t’i surprizonin fansat e tyre dhe në momentin kur u shfaqën duke kënduar para pikturës së dukeshës së Sussex, Meghan Markle. Mirëpo pas gjithë zhurmës që shkaktoi ky moment, miku më i ngushtë i 37-vjeçares ka zbuluar së fundmi reagimin e saj pasi pa veten në videoklipin e këngëtarëve të njohur.
Daniel Martin, artisti i ‘makeup-it’ të Meghan tregoi se kur i dërgoi foto një pjesë të ‘The Carters’ ku shfaqej vetë dukesha, ajo i është përgjigjur duke i dërguar një emoji sysh të habitur. Martin nuk ka shtuar asnjë detaj më tepër, por bëri të ditur se ajo u surprizua mjaftueshëm.
Kujtojmë se Markle është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes nga media dhe karaktere të ndryshëm publikë, që prej momentit kur ajo u bë pjesë e pallatit mbretëror.