Xhensila Myrtezaj konfirmon bashkëpunimin e shumëpritur: Një nga zërat më të mirë – AlpeGossip
Xhensila Myrtezaj konfirmon bashkëpunimin e shumëpritur: Një nga zërat më të mirë

Xhensila Myrtezaj konfirmon bashkëpunimin e shumëpritur: Një nga zërat më të mirë

Është përfolur shumë në media se Xhensila Myrtezaj pritej të vinte shumë shpejt në një bashkëpunim me Ardian Bujupin. Megjithatë të dy këngëtarët vendosën të qëndronin në heshtje deri në ditën e sotme. Vetë Xhensila ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi përkrah Ardian Bujupit, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin e shumëpritur. Ndoshta të dy artistët kanë dashur të mbajnë të fshehtë këtë gjë derisa çdo gjë të ishte gati.

 

Në fotografinë që Xhensila ka publikuar duket se videoklipi e çdo gjë tjetër është realizuar me detaje. “Këngë e re në bashkëpunim me Ardian Bujupin, një nga zërat më të mirë të meshkujve, vjen së shpejti. Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur për këtë bashkëpunim”, – ka shkruar Xhensila. Me siguri kjo këngë do të jetë hit vere dhe mundet të kapërcejë edhe kufijtë shqiptarë duke qenë se Ardian Bujupi ka zhvilluar karrierën e tij muzikore edhe në Gjermani.