Në ndihmë të fëmijëve me aftësi të veçanta! Aktori i njohur shqiptar shpallet ambassador i “World Vizion” – AlpeGossip
Në ndihmë të fëmijëve me aftësi të veçanta! Aktori i njohur shqiptar shpallet ambassador i “World Vizion”

Në ndihmë të fëmijëve me aftësi të veçanta! Aktori i njohur shqiptar shpallet ambassador i “World Vizion”

Aktori i njohur Nik Xhelilaj nuk ka preferuar që të jetë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e mediave,por postimi që ai ka bërë në Instagram nuk mund të kalohej pa u vënë re.

Niku ka qenë pjesë e filmave të ndryshëm gjermanë dhe turk por këtë herë ai ka një tjetër qëllim.

Aktori i njohur është bërë pjesë e nismës “Tungjatjeta” dhe shpallur ambassador i organizatës “World Vizion” ku në focus të saj janë fëmijët me aftësi të veçanta. Këtë lajm e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram. Xhelilaj po kontribuon në prodhimin e një karrige me rrota dhe ka kërkuar që të bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndihmuar fëmijët me aftësi të veçanta.

Ky është një gjest mjaft i veçantë dhe nëpërmjet komenteve duket se aktori ka marrë shumë mbështetje.