“KAM VUAJTUR 10 VITE”/ Historia e 31-vjeçares që shpëtoi nga barku i fryrë pasi hoqi këto ushqime – AlpeGossip
“KAM VUAJTUR 10 VITE”/ Historia e 31-vjeçares që shpëtoi nga barku i fryrë pasi hoqi këto ushqime

“KAM VUAJTUR 10 VITE”/ Historia e 31-vjeçares që shpëtoi nga barku i fryrë pasi hoqi këto ushqime

Kayleigh Henning tashmë ishte mësuar të dëgjonte pothuajse çdo ditë pyetje rreth shtatzënisë, apo të merrte urime nga miqtë e largët, dhe jo vetëm, për pritjen e ëmbël, e megjithatë pas barkut të saj të fryrë nuk fshihej një bebe. 31-vjeçarja londineze vuante prej gati 10 vitesh nga problemet me jashtëqitjen dhe dhimbjet e barkut, të cilat ishin aq të forta aq sa detyrohej shpeshherë netët e shtrirë në dyshemenë e banjës së apartamentit të saj me qira, pasi kishte atake diarreje. Kishte provuar të mbante dieta strikte, të qëndronte me ditë të tëra pa ngrënë dhe pirë, e megjithatë barku i saj dukej gjithmonë e më i fryrë.

Shkonte vetëm një herë në javë në banjë dhe sipas mjekëve kjo gjë ishte normale për gruan e re, pasi diagnoza e tyre të çonte vetëm tek një sindroma e zorrës së irrituar. E megjithatë vazhdonte të mos kishte përmirësime. Kayleigh kishte provuar gjithçka, vizitat e specializuara, rezonancën magnetike, pa ditur që zgjidhja ishte më e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme se moria e ilaçeve që përdorte prej 10 vitesh.

Do të ishte trajneri i saj personal i cili do t’i sugjeronte të bënte testin e intolerancës ushqimore. Pasi bëri të gjitha analizat e caktuara Kayleigh kupto se ishte intoleranca ushqimore ndaj qumështit të pasterizuar, të bardhës së vezës, majasë, glutenit, bishtajoreve, djathit dhe qiqrave. Pasi eliminoi të gjithë këto ushqime nga regjimi ushqimor, situata e saj iu kthye normalitetit dhe vuri re përmirësime të ndjeshme në sistemin tretës.

Në një intervistë për ‘’Daily Mail’’ 31-vjeçarja shprehet : ‘’Nuk mund ta imagjinoni vuajtjen time gjatë këtyre 10 viteve. M’u desh të mos merrja pjesë në ceremoninë e mbrëmjes së diplomimit pasi kishte dhimbje shumë të forta. Kam kaluar në depresion pasi mjekët nuk gjenin zgjidhje, megjithatë jam e lumtur që mori fund.”