FESTOI DITËLINDJEN/ Ja dhurata speciale që prindërit i bënë Olsi Bylykut (FOTO) – AlpeGossip
FESTOI DITËLINDJEN/ Ja dhurata speciale që prindërit i bënë Olsi Bylykut (FOTO)

FESTOI DITËLINDJEN/ Ja dhurata speciale që prindërit i bënë Olsi Bylykut (FOTO)

Ditën e djeshme, aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, festoi 21-vjetorin e tij të lindjes. Të shumtë ishin miqtë e kolegët që e uruan Olsin në rrjete sociale, ndërsa vëmendjen e të gjithëve e mori dhurata speciale e prindërve të aktorit.

Ata i kishin përgatitur të birit një tortë ku shkruhej “Krenaria jonë edhe 100”, si edhe një bluzë me fotot e Olsit me të dy prindërit, mbishkrimi i së cilës ishte “Gëzofsh 100 vite biri jonë.”

“Familje të mrekullueshme , dashuri të vërtetë dhe publik që të do! Përulës përpara jush, O Zot faleminderit për gjithçka!”- shkroi Olsi krahas fotos së publikuar.