FANSAT E SULMOJNË ME KOMENTE/ Armina Mevlani i del në mbrojte blogeres: Çdo femër është…(FOTO) – AlpeGossip
FANSAT E SULMOJNË ME KOMENTE/ Armina Mevlani  i del në mbrojte blogeres: Çdo femër është…(FOTO)

FANSAT E SULMOJNË ME KOMENTE/ Armina Mevlani i del në mbrojte blogeres: Çdo femër është…(FOTO)

Një debat është hapur ditën e djeshme pas publikimit të një fotoje nga blogerja Estela Ujka.

Ajo ka vetëm pak muaj që është bërë nënë për herë të tretë dhe nuk e ka problem të pozojë me rroba banje dhe të tregojë trupin e saj.

Por një ndjekëse nuk ka qenë aspak dakord për foto të tilla, pasi i shkruan:

“Aman se na e shpifeee ik o goce mos nxirr me foto”.

Pas këtij komenti ka ndërhyrë Armina Mevlani, e cila ka replikaur me ndjekësen dhe i ka thënë se femrat duhet ta mbështesin njëra-tjetrën:

“Çdo femër është e mrekullueshme dhe ne femrat duhet te mbështesim njëra-tjetrën dhe jo të flasim kështu. Ajo është me bebe të vogël dhe pa komplekse,siç e ka bere natyra dhe 100 herë më mire sesa një pamje false me silikon”.

“Ke të drejtë po ne hapim Instan për të parë gjëra të bukura”, vijon ndjekësja e cila më pas ka hapur një debat të gjerë mbi femrat dhe vetëbesimin që duhet të kenë ato me trupin e tyre.