“HIQEN SI LACA, POR NË FAKT VESHIN FUSTANE…”/ Grimieri i njohur bën deklaratën e fortë për meshkujt që e paragjykojnë – AlpeGossip
“HIQEN SI LACA, POR NË FAKT VESHIN FUSTANE…”/ Grimieri i njohur bën deklaratën e fortë për meshkujt që e paragjykojnë

“HIQEN SI LACA, POR NË FAKT VESHIN FUSTANE…”/ Grimieri i njohur bën deklaratën e fortë për meshkujt që e paragjykojnë

Grimieri Dario Doka ka bërë goxha zhurmë në publik për faktin se e ka pranuar hapur orientimin e tij seksual dhe pasionin që ka për make up-in. Blogeri njihet gjithashtu dhe për pjesmarjen e tij në programin “Sfida e bukurisë”.

Dario është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku poston video dhe foto nga më të ndryshmet dhe sipas tij kjo gjë ka bërë që ai të jetë më i paragjykuar dhe të përballet me komente apo kritika nga më të ndryshmet.

Ai ka “demaskuar” së fundmi meshkujt të cilët e ofendojnë dhe e kritikojnë në publik por që në fakt janë komplet e kundërta. I ftuar në ‘Explus’, grimieri ka rrëfyer disa nga eksperiencat e tij me njerëzit që e paragjykojnë ku shumicat prej tyre janë moshat e reja.

“Ka diçka që unë e kam shpjeguar dhe nëpër emisionet e tjera, flasim për meshkuj me moshë më të madhe që ngacmon ofendon ka diçka brenda vetes sepse dikush që është i sigurt dhe pëlqen vetëm femrat nuk iu intereson se çfarë bën ti. Më ka ndodhur në shumë raste që kur janë shokë bashkë shajnë ndërsa kur janë vetëm…”– u shpreh Dario.

Gjithashtu ai deklaroi se meshkujt të cilët sillen si të fortë kanë gjasa që në shtëpitë e tyre të veshin fustane: “Hiqen si laca dhe nga ana tjetër në shtëpitë e tyre ndoshta veshin edhe fustane kështu që nuk i dihet”.