Adelina Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këtë vit, si për martesën me avokatin maqedonas, ashtu edhe për shtatzëninë e lindjen e djalit të tyre Jonin. Tanimë Adelina i është përkushtuar me kohë të plotë vogëlushit dhe nuk dihet kur do i kthehet muzikës, por gjatë kësaj kohe vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale.
Mbrëmjen e sotme këngëtarja ka zbuluar një pjesë tjetër të shtëpisë luksoze ku jeton me bashkëshortin dhe djalin. Në foton e postuar nga Adelina në Instastory shihet lavamani i veçantë me kokën e një mjellme të mbuluar me ngjyrë ari.
Por jo vetëm tualeti, e gjithë shtëpia e Adelinës dhe Serjoza Markovit është luksoze dhe mbizotëron ngjyra e arit siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.