ME FOTOT ROMANTIKE/ Genta Ismajli uron partnerin për ditëlindje me fjalë zemre – AlpeGossip
ME FOTOT ROMANTIKE/ Genta Ismajli uron partnerin për ditëlindje me fjalë zemre

ME FOTOT ROMANTIKE/ Genta Ismajli uron partnerin për ditëlindje me fjalë zemre

Në familjen e Genta Ismajlit sot ka festë! Partneri i saj turk, Hussein Usta, feston ditëlindjen dhe me këtë rast artistja na ka “qerasur” me disa foto mjaft të ëmbla.

Ajo ia uroi Usta-s ditëlindjen përmes fotove të publikuara në InstaStory, ku dyshja shihen mjaft të lumtur së bashku.

“Urime ditëlindjen dashuri”, ka shkruar këngëtarja 

 

Dyshja po jeton ditët më të bukura pasi shumë shpejt do të bëhen prindër.

Prej javësh në media thuhet se ajo është shtatzënë, por ky lajm nuk është konfirmuar ende prej saj.

Më herët, në TikTok ka nisi të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm. Përveç kësaj, burime për “Prive” kanë konfirmuar se këngëtarja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Po ashtu para disa ditësh në rrjet u publikua një foto, në të cilën Genta dukej me disa kilogramë më shumë. Kështu lindën dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë për herë të parë, por fillimisht këto aludime u hodhën poshtë.

Ndërkohë që lart e poshtë ka kaq shumë zëra për një shtatzëni, Genta Ismajli ka reaguar para disa ditësh për herë të parë. Këto kohë ajo nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe ditën e sotme ka bërë një postim që tregon shumë.

Këngëtarja ka publikuar një foto të saj dhe përkrah shkruan:

Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.