Kanye West akuzohet përsëri për vjedhje – AlpeGossip
Kanye West akuzohet përsëri për vjedhje

Kanye West akuzohet përsëri për vjedhje

Kanye West akuzohet se ka vjedhur punën e një artisti tjetër, këtë herë gjatë xhirimeve për fushatën e tij të modës Yeezy.

Javën e kaluar u publikuan imazhet për të promovuar koleksionin e tij të ri Yeezy Season 6. Në shumicën e fotografive modelet pozuan të zhveshura ose thuajse të zhveshura dhe tepër provokuese.

Por ndërsa imazhet u konsideruan të diskutueshme për shkak të natyrës së tyre të rrezikshme, një llogari në Instagram vuri në dukje se ata nuk janë në të vërtetë të gjitha ato origjinale.

Diet Prada ka zbuluar se fushata e re e Kanye përputhet shumë me punën e një artisti tjetër.

Ajo zbuloi se fushata e Season 6 që u realizua nga Eli Russell Linnetz, duket tepër e ngjashme me një projekt të artistit Rita Minissi, në vitin 2015.

Dhe sigurisht krahasimet e imazheve të Minissi dhe fushatës së re të Yeezy duken pothuajse të padallueshme.