Alketa Vejsiu do të rikthehet shumë shpejt në ekran, me fillimin e sezonit të ri televiziv. Mirëpo moderatoren mesa duket nuk do ta shohim as me “Dance with me” dhe as me “Në kurthin e Piter Pan”, por me një projekt të ri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Alketa me postimet e fundit teksa ndodhet me pushime.
Alketa ka zbuluar se do të drejtojë një “Love show” dhe ka marrë mendimin e ndjekësve për emrin e programit.
“Shumë shpejt në TV Klan “Love show” më i ri. Si do donit të quhej?”, shkruan Alketa.