KENI PRERË FLOKËT POR MEZI PRISNI QË ATO TË RRITEN? Ja sa kohë ju duhen atyre për këtë proces dhe kujdesi që duhet të bëni – AlpeGossip
KENI PRERË FLOKËT POR MEZI PRISNI QË ATO TË RRITEN? Ja sa kohë ju duhen atyre për këtë proces dhe kujdesi që duhet të bëni

KENI PRERË FLOKËT POR MEZI PRISNI QË ATO TË RRITEN? Ja sa kohë ju duhen atyre për këtë proces dhe kujdesi që duhet të bëni

Një pritje e gjatë, e lodhshme dhe aq shumë e dëshirueshme është ajo e zgjatjes së flokëve! Sa herë pendohemi pas prerjes së radhës, lutemi që flokët të na rriten, nëse është e mundur brenda natës.

Sa kohë duan vërtet flokët që të rriten?

Në fakt, diçka e tillë varet nga një person tek tjetri dhe shumë faktorë të tjerë përreth si; dieta, mosha, genet apo shëndeti fizik. Gjithsesi, pas studimeve të kryera mesatarisht prisni që floku juaj të zgjatet me 15 cm brenda vitit- që do të thotë 1.27cm në muaj. Duket si përjetësi, por ka mënyra të tjera që mund ta stimulojë rritjen e tyre.

1. Kujdesuni për skalpin tuaj!

Rritja e flokëve fillon nga brenda-kështu të kujdeseni për rrënjën e flokëve është pjesa e parë e rëndësishme. E mira është që herë pas here të masazhoni skalpin e kokës tuaj.

2. Produktet, shampot dhe stilimi

Shampot dhe zbutësist ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe rritjen e tyre. Ndonëse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, këto produkte i ndihmojnë flokët të mos këputen.

3. Hani shëndetshëm dhe merrni vitamina.

Çfarë ju hani ndikon gjithashtu në flokët e gjatë. Disa ushqime ndihmojnë që proçesi të përshpejtohet. Peshku në përgjithësi dhe salmoni në veçanti janë të pasura me Omega 3 dhe vitamin D.

4. Pritini më shpesh flokët

Ngjan si klishe, por në fakt prerja e flokëve ka një ndikim të madh në shëndetin e tyre.Ndonëse nuk do të bëjnë që flokët të rriten brenda natës, do t’ju shpëtojnë nga ndarja e besdisshme e fundeve.

Pasi të keni bërë të gjitha këto, prisni.

Burimi: Pop Sugar