Modelja Xhesi Kadiu ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave pas deklaratës që bëri përmes Instagramit. Xhesi deklaroi se ajo dhe Roberti kanë qenë në një lidhje, duke vërtetuar kështu thashethemet që u përhapën vitin e kaluar kur dyshja u fotografuan bashkë në Turqi. Xhesi ia shprehu dashurinë publikisht Robertit dhe tha se shpreson për një rikthim.
Roberti deri tani kishte zgjedhur heshtjen duke mos dhënë asnjë përgjigje pas deklaratës së Xhesit. Këngëtari vazhdoi postimet e tij në rrjete sociale sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Mirëpo foto e fundit e Xhesit e ka bërë Robertin të mos rezistojë më. Këngëtari për herë të parë pas deklaratës së modeles, ka marrë një veprim ndaj saj.
Roberti e ka pëlqyer foton e fundit të Xhesit e cila shfaqet superseksi me rrobabanjo. Pëlqimi i Robertit nuk kishte si të mos binte në sy nga fansat e ndjekësit e të dy palëve.