E RËNDËSISHME/ Para ose pas depilimit harrojini ti bëni këto gjëra – AlpeGossip
E RËNDËSISHME/ Para ose pas depilimit harrojini ti bëni këto gjëra

E RËNDËSISHME/ Para ose pas depilimit harrojini ti bëni këto gjëra

Me siguri duhet të keni dëgjuar që janë disa gjëra që kurrsesi s’duhet t’i bëni para takimit me estetisten. Nëse jo, mësojeni tani dhe shihni më poshtë listën që duhet shmangur.

Nuk duhet ta ekspozoni lëkurën ndaj diellit

Diçka tjetër që e bën lëkurën më të ndjeshme dhe më të prirur ndaj dhimbjes, është kontakti me rrezet e diellit. Por jo vetëm; dielli e than lëkurën, kështu që mund t’ju shkaktohen irritime, deri në ënjtje. Nga ana tjetër, edhe marrja e rrezeve pas depilimit, mund të shkaktojë probleme të rënda, duke qenë se poret janë ende të hapura pas proçesit.

Mos pini kafe ose alkool!

Pijet që përmbajnë kafeinë ose alkool rrisin ndjeshmërinë e lëkurës, duke e bërë proçesin më të dhimbshëm. Në vend të këtyre, pini ujë; një lëkurë e hidratuar e përballon më mirë depilimin.

Mos shkoni në palestër

Për shkak se poret mbeten të hapura, djersitja mund të shkaktojë deri edhe infeksione të rrezikshme; mos u stërvisni deri në 24 pas depilimit.

Mos vishni rroba të ngushta

Më mirë fund! Kontakti i çfarëdolloj veshjeje me lëkurën, mund të rezultojë infektiv.

Të notoni në det/ pishina

Në det siç e dimë, ka qindra lloje bakteresh e mikrobesh që nuk do të donit të hynit në lëkurën tuaj! Ndërsa në pishina, sasia e madhe e klorit e lë lëkurën tuaj të thatë, duke shkaktuar skuqje dhe irritim. Sigurohuni që shkuarjen në pishina me miqtë, ta lini për një ditë tjetër, mudësisht javën tjetër. Dhe madje, hidratojeni mirë lëkurën përpara dhe pas depilimit, me locionet e posaçme.

Mos-u-depiloni-gjatë-periodave!

Kush ka pasur fatin e keq ta provojë, e di për çfarë e kemi fjalën. Përpara dhe gjatë periodave, lëkura është aq e ndjeshme saqë, një tërheqje dylli është tmerrësisht e dhimbshme!

JO brisk para depilimit me dyllë!

Që të hiqen sa më plotësisht dhe pa dhimbje, qimet duhet të jenë të paktën 0.5 centimetra të gjata. Mos u pastroni me brisk kur e dini që do t’ju duhet të depiloheni; shumë qime do t’ju mbeten aty. Dhe nëse duhet të pastroheni se s’bën, prisni të paktën 1 javë sa ato të rriten.