E QUAJTI ARTISTIN MË TË KEQ/ Reperi acarohet, ja si e “masakron” fansen (FOTO) – AlpeGossip
E QUAJTI ARTISTIN MË TË KEQ/  Reperi acarohet, ja si e “masakron” fansen  (FOTO)

E QUAJTI ARTISTIN MË TË KEQ/ Reperi acarohet, ja si e “masakron” fansen (FOTO)

Reperi shqiptar i hitit “My year”, Gashi është kthyer në një ndër reperët më të njohur në Amerikë ku dhe po ndjek karrierën e tij. Ai ka sjell një sërë bashkëpunimesh me artistët e famshëm amerikan dhe këngët e tij janë kthyer në hite.

Gashi është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto nga përditshmëria e tij dhe ndan edhe mesazhet që merr nga fansat. Mirëpo, së fundmi një vajzë e ka inatosur reperin dhe ai është detyruar t’i publikojë mesazhet në Instastory.

“Thjesht doja të të thoja që të dua”, i kishte shkruar vajza në fjalë disa javë më parë, ndërkohë që sot i ka shkruar: “Në fakt, ti je reperi më i keq në Amerikë”.

Këtë mesazh Gashi ka vendosur ta publikojë dhe pranë postimit ka shkruar:” Janë k**va të shtirura si kjo që mundohen poshtërojnë artistin. Ja pse nuk i besoj këtyre k**vave.”