NUK E PRISNIM/ Samanta Karavella zbulon projektin e ri muzikor, një bashkëpunim me reperin e famshëm – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Samanta Karavella zbulon projektin e ri muzikor, një bashkëpunim me reperin e famshëm

NUK E PRISNIM/ Samanta Karavella zbulon projektin e ri muzikor, një bashkëpunim me reperin e famshëm

E jotja” është kënga e fundit e publikuar në muajin gusht nga këngëtarja Samanta Karavella. Gjatë kësaj kohe ajo ka qënë mjaft e angazhuar me koncerte, por mesa duket ka gjetur kohë edhe për një bashkëpunim të ri.

Në profilin e saj në Instagram ajo sapo ka njoftuar se shumë shpejt do të rikthehet me një tjetër projekt muzikor. Një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel që do të mbajë titullin “Vonë”.

Dyshja nuk e ka treguar ende datën e publikimit të videoklipit, por mezi po presim ta dëgjojmë.

Kujtojmë që Elinel ka qënë një nga reperët më të komentuar verën e kaluar pasi akuzoi për plagjiaturë reperin e famshëm kanadez Drake.

Sipas reperit shqiptar kënga “Can’t take a joke” e Drake është tejet e ngjashme me këngën “Bullet”, të cilën ai e publikoi në vitin 2012.