PAS TENSIONEVE MES TYRE/ Meghan Markle “detyrohet” të pajtohet me të atin (FOTO) – AlpeGossip
PAS TENSIONEVE MES TYRE/  Meghan Markle “detyrohet” të pajtohet me të atin (FOTO)

PAS TENSIONEVE MES TYRE/ Meghan Markle “detyrohet” të pajtohet me të atin (FOTO)

Meghan Markle dhe babai i saj, Thomas Markle, nuk kanë një marrëdhënie të mirë. Që nga martesa e Meghan me princin Harry tensionet mes tyre janë shtuar. Babai i dukeshës ka dalë shpesh në deklarata kundër të bijës, por duket se ka vendosur që këtyre t’u japë fund njëherë e mirë.

Një ekspert i familjes mbretërore ka thënë se Thomas i është lutur mbretëreshës Elizabeth që ta ndihmojë të pajtohet me vajzën e tij. Për shkak të kësaj, të gjithë kanë filluar ta nxisin Meghan që të zgjidhë të gjitha problemet përpara se babai i saj të ndërrojë jetë, duke qenë se ai është i madh në moshë dhe ka probleme me shëndetin. Thomas Markle ka treguar se ka tentuar të flasë me të bijën, sepse ai dëshiron që të pajtohet me të përpara se Meghan të sjellë në jetë fëmijën e saj