“FATI VJEN ATËHERË KUR…”/ Shpat Kasapi në kërkim për një lidhje serioze: Dua të bëhem baba (FOTO) – AlpeGossip
“FATI VJEN ATËHERË KUR…”/ Shpat Kasapi në kërkim për një lidhje serioze: Dua të bëhem baba (FOTO)

“FATI VJEN ATËHERË KUR…”/ Shpat Kasapi në kërkim për një lidhje serioze: Dua të bëhem baba (FOTO)

Shpat Kasapi është gati të bëhet baba dhe këtë e ka shprehur në intervistën e tij më të fundit për “Pop Culture”. Shpati tregoi se aktualisht është beqar dhe po pret për një lidhje serioze.

 

“Fati vjen atëherë kur t’i ndihesh që je gati për një lidhje serioze, unë jam kupton, por gjërat e tjera që nuk ecin është çështje tjetër”, është shprehur Shpati.

“Në lidhjen që do krijoj normalisht dua edhe fëmijë, mendoj se është pjesë e jetës dhe është një ndryshim i mirë. E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm”, tha Shpati.

Këngëtari tha se nuk pendohet për të kaluarën, por po shikon të ardhmen dhe se nuk mban marrëdhënie shoqërore me ish-at.

“Nuk jam penduar për gjërat që më kanë ndodhur, të bukurat mbeten në kujtime. Dashuritë e të shkuarës nuk i mendoj shpesh sepse shoh nga e ardhmja apo momentalet, madje nuk jam tip që mbaj marrëdhënie shoqërore”, u shpreh Shpati.