E tha me gojën e saj! Sot ishte hera e fundit e Arjola Shehut në “Kush vjen për drekë” – AlpeGossip
E tha me gojën e saj! Sot ishte hera e fundit e Arjola Shehut në “Kush vjen për drekë”

E tha me gojën e saj! Sot ishte hera e fundit e Arjola Shehut në “Kush vjen për drekë”

Fjalët që dolën në formë thashethemesh u vërtetuan. Arjola Shehu nuk foli deri më sot, në puntatën e fundit të këtij sezoni të programit “Kush vjen për drekë”. Në fund fare i la të ftuara dhe kaloi në këndin tjetër të studios: “Po ulem mbase për herë të fundit në këtë kolltuk të ‘Kush vjen për drekë’. Doja të falënderoja drejtorin tonë Armand Shkullaku, bashkëpunëtorët. Kameramanët që kanë ardhur me qejf se kanë shijuar edhe pjatat, dy gazetaret dhe regjisoren. Bashkë do shihemi së shpejti”, tha Arjola.

Iku nga “Kush vjen për drekë”, po a iku edhe nga Klani dhe ç`do bëjë sezonin e ardhshëm? Ka kohë për t`i mësuar këto.