Gjithë çfarë ka ndodhur në 2020-ën, i ka bërë njerëzit edhe më nostalgjik për kohën e shkuar. Diçka të tillë e keni vënë re me siguri edhe në mënyrën si visheni. Xhaketet oversize të lëkurës, xhinset e gjera dhe çdo trend i famshëm i viteve është sërish në modë.
Detaji i radhës që kërkon vëmendjen tuaj janë jakat e këmishave! Rikthim në vitet ’70-të dhe copat e mëndafshta që derdhen mrekullisht bukur në trup!
Jaka është detaji që i dallon nga gjithë të tjerat dhe e bën veshjen (sado e thjeshtë) më chic dhe klas!
Guxoni në ngjyra të ndezura dhe kombinojini pa frikë!
Një këmishë të tillë e vishni në shumë mënyra, në çdo orë të ditës!
Vetëm diçka: Mos harroni t’i hekurosni!
Burimi: Who What Wear