“Më përdhunoi shoku i Chriss Brown,” gruaja hedh në gjyq reperin – AlpeGossip
“Më përdhunoi shoku i Chriss Brown,” gruaja hedh në gjyq reperin

“Më përdhunoi shoku i Chriss Brown,” gruaja hedh në gjyq reperin

Chriss Brown është paditur nga një grua e cila pretendon se është përdhunuar nga një shok i këngëtarit gjatë një feste në shtëpinë e tij.

Viktima e supozuar e përdhunimit, e cila ka ngritur padinë në anonamitet si Jane Doe, thotë se është përdhunuar nga një prej shokëve të Chris dhe se një grua që kishte menstruacione e detyroi atë të kryente seks oral.

Padia është paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

Ajo gjithashtu pretendon se iu ishte dhënë drogë, përfshirë kokainë, marijuanë, pilula nga këngtëari gjatë festës në shtëpinë e tij në shkurt 2017, ku shkuan pas një koncerti në një klub në Los Angeles.

Gruaja thotë se ajo dhe disa gra të tjera u mbyllën në dhomën e gjumit në shtëpinë e Brown nga një mike e tij që bllokoi derën me një shtrat.

Avokatja Gloria Allred, e cila përfaqëson gruan anonime, thotë se klientja e saj pretendon se u përpoq të largohej, por u kap nga Grissom që e detyroi të kryente seks oral.