JANË RIKTHYER BASHKË? Kylie Jenner dhe Travis Scott fotografohen bashkë dhe duken shumë të lumtur – AlpeGossip
JANË RIKTHYER BASHKË?  Kylie Jenner dhe Travis Scott fotografohen bashkë dhe duken shumë të lumtur

JANË RIKTHYER BASHKË? Kylie Jenner dhe Travis Scott fotografohen bashkë dhe duken shumë të lumtur

Kylie jenner dhe Travis Scott i dhanë fund marrëdhënies së tyre ne muajin shtator dhe pas ndarjes ruajnë marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin.

Për hir të vajzës dhe jo vetëm, ata shihen shpesh pranë njëri-tjetrit  teksa kalojnë kohë të bukura.

Ditën e djeshme dy ish të dashuruarit  kanë kaluar kohë bashkë vogëlushen e tyre Stormi.

Ata  zgjodhën që  të vizitonin Woodland Hills, një depo gjigande e trampolinave dhe u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ata ishin të lumtur dhe mbase kjo është një shenjë ribashkimi. Travis ishte edhe në ditëlindjen e vajzës së tij dhe me Kylie-n dukeshin sikur nuk ishin ndarë asnjëherë.

Kujtojmë se ata i dhanë fund lidhjes së tyre pasi Kylie dëshiron të zgjerojë familjen, ndërsa Travis, është përqendruar në maksimum tek karriera e tij.