IRONIZON DONALDIN/ Einxhel: Nëse do të kisha vepruar si ai, do të quhesha… – AlpeGossip
IRONIZON DONALDIN/ Einxhel: Nëse do të kisha vepruar si ai, do të quhesha…

IRONIZON DONALDIN/ Einxhel: Nëse do të kisha vepruar si ai, do të quhesha…

Einxhel Shkira ka komentuar së fundmi trekëndëshin e dashurisë së krijuar mes Donaldit, Borës dhe Beatrixës. Moderatorja ironizon mbështetjen që ka pasur aktori i humorit gjatë kohës që ishte në lojë, teksa shpreh kureshtjen nëse do të kishte pasur të njëjtin reagim nga publiku nëse situata e Donaldit do t’i kishte ndodhur asaj.

“Në të gjitha situatat kam qenë vetëm dhe askush nuk ngrihej me zë të lartë të thoshte se është padrejtësi kjo që po thuhet. Kur janë analizuar të njëjtat gjëra nga banorë të tjerë, të cilët janë glorifikuar, mund të jenë të ngjashme me të miat por thjesht ata të tjerët kanë pasur mbështetje kurse për të miat jo.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me njerëzit jashtë. Nëse unë do kisha vepruar si Donaldi, nëse do kisha pasur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj më vonë do kisha njohur dikë dhe do isha dashuruar, e do e kisha lënë, jam kurioze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?“, tha ajo.

Einxhel thotë se veprimet e aktorit të humorit janë cilësuar si “heroike dhe romantike”. Ajo ironizon teksa thotë se nëse do të vepronte njësoj si ai do të quhej si ‘mbretëreshë’ apo ‘shembull’.

“A do të simpatizohesha unë që shumë? A do të glorifikohesha si mbretëreshë apo si shembull. A do të thuheshin aq fjalë të mira për mua njësoj sa mund të jetë thënë apo të jenë quajtur veprime heroike apo romantike nga ana e dikujt tjetër. Në këtë pikë hyjmë te pjesa e maskilizmit dhe padrejtësisë.”, tha Einxhel.