NJERËZIT BLENË BILETA DHE GIUSY FERRERI NUK U SHFAQ/ Alketa sqaron të vërtetën – AlpeGossip
NJERËZIT BLENË BILETA DHE GIUSY FERRERI NUK U SHFAQ/ Alketa sqaron të vërtetën

NJERËZIT BLENË BILETA DHE GIUSY FERRERI NUK U SHFAQ/ Alketa sqaron të vërtetën

Përpara nisjes së netëve live, u zbulua se këtë edicion në “Festivalin e Këngës”, do të performojnë tre artistë me famë botërore, Mahmood, Giusy Ferreri dhe Eleni Foureira. Mahmood performoi në natën e parë ndërsa në të dytën mesa duket teleshikuesit prisnin Giusy Ferrerin dhe një ndjekëse i ka komentuar sot Alketës duke aluduar se këngëtarja italiane nuk do të këndojë në festival. Alketa ka sqaruar ndjekësen se Giusy Ferreri do të këndojë në natën finale të festivalit, siç ishte planifikuar. “Njerëzit blen bileta, por këngëtarja nuk u shfaq e ju nuk kërkuat minimumi as ndjesë”, i shkruan komentuesja Alketës krah fotos ku ajo shfaqet me Giusy Ferrerin gjatë provave. “S’kemi thënë asnjëherë që do jetë natën e dytë! Eleni dhe Giusy kanë qenë gjithmonë në Natën Finale”, i përgjigjet Alketa.

Moderatorja ka konfirmuar gjithashtu se edhe Eleni Foureira do të këndojë në natën finale. Performancat e dy këngëtareve po priten me padurim.