“NUK BËHET MODË ME VARFËRINË”/ Njerëzit janë të acaruar nga këto atlete (FOTO) – AlpeGossip
“NUK BËHET MODË ME VARFËRINË”/ Njerëzit janë të acaruar nga këto atlete (FOTO)

“NUK BËHET MODË ME VARFËRINË”/ Njerëzit janë të acaruar nga këto atlete (FOTO)

Së fundmi një kompani e huaj veshjesh ka hedhur në treg një palë atlete që duken të vjetëruara.Të ngjitura nga të gjitha anët, të pista dhe të ngrëna. Atletet në fjalë kushtojnë as më shumë e as më pak, por 550 paundë.

Njerëzit nëpër media sociale shprehen të shqetësuar nga ky krijim i çuditshëm, duke treguar se me varfërinë nuk mund të bëhet modë.

Mbase kanë të drejtë, por a nuk ndodh e njejta gjë edhe në rastin e xhinseve të grisura?!

Kjo nuk është hera e parë që një kompani e huaj këpucësh prodhon atlete që duklen si të vjetëruara. Disa kohë më parë një tjetër markë e njohur hodhi në treg një palë këpucë “të lodhura” për çmimin e 379 paundëve.