JENI DUKE E PËRDORUR PARFUMIN NË MËNYRËN E GABUAR/ Zbuloni mënyrat e aplikimit që ai të ketë efekt… – AlpeGossip
JENI DUKE E PËRDORUR PARFUMIN NË MËNYRËN E GABUAR/ Zbuloni mënyrat e aplikimit që ai të ketë efekt…

JENI DUKE E PËRDORUR PARFUMIN NË MËNYRËN E GABUAR/ Zbuloni mënyrat e aplikimit që ai të ketë efekt…

Aroma e parfumit ndikon shumë në prezantimin e parë të një personi. Megjithatë duhet të mësoni mënyrën se si ta përdorni që ai të bëjë efektin e duhur.

 Nëse e hidhni parfumin direkt në rroba është një praktikë e gabuar. Aroma nuk do të zgjasë shumë, gjithashtu parfumi mund të lërë shenja në rrobat tuaja. Duhet të mbani një diferencë prej 5-7 centimetrash mes trupit tuaj dhe parfumit. Asnjëherë nuk duhet ta aplikoni afër lëkurës ose shumë larg saj.

Asnjëherë mos përdorni shumë parfum, sepse kjo nuk do t’u pëlqejë të tjerëve. Aroma e tepërt mund të shkaktojë dhimbje koke. Që parfumi të ketë efekt aplikojeni në pjesën e parakrahut, tek flokët dhe tek jaka e këmishës.