VËMENDJE/ 6 këshilla që nuk na kushtojnë asgjë, që të jemi një çift i lumtur përtej Instagramit – AlpeGossip
VËMENDJE/ 6 këshilla që nuk na kushtojnë asgjë, që të jemi një çift i lumtur përtej Instagramit

VËMENDJE/ 6 këshilla që nuk na kushtojnë asgjë, që të jemi një çift i lumtur përtej Instagramit

Në kohën e ushqimit të shpejtë, mënyrës së shpejtë të jetesës, ku çdo gjë kalon pa e kuptuar ndalemi një moment dhe pyesim: “Çfarë duhet të bëjmë për të qenë një çift i lumtur?”.

Nuk është e pamundur, por ju duhet përkushtim reciprok dhe 6 këshilla për të dy.

1.Shkoni në krevat së bashku: T’ju zërë gjumi në krahët e njëri-tjetrit ndihmon në forcimin dhe shtimin e lumturisë së marrëdhënies në çift.

2.Bëni dashuri me pasion: Seksi është një pjesë themelore e raportit. Për të trajtuar jetën seksuale dhe ta keni atë sa më të shëndetshme ju mund të provoni gjëra të reja dhe të eksploroni fantazitë erotike me diçka të re.

3.Ndani bashkë kohën e lirë: Që të gjithë të kenë hobe të përbashkëta është e pamundur, por gjetja e aktiviteteve për të bërë së bashku me gëzim është e rëndësishme.

4.Puthuni: Një puthje, por edhe një përqafim, përcjell ngrohtësinë e dashurisë së partnerit. Është e rëndësishme për të përshëndetur njëri-tjetrin me një puthje në mëngjes ose në mbrëmje, kur ju largoheni dhe kur të ktheheni nga puna. Janë këto gjeste të vogla të intimitetit që bëjnë një ndryshim në një çift të lumtur.

5.Besoni dhe falni: Shpesh pas një grindjeje ka gjithmonë një moment kur rrimë turivarur ose në heshtje absolute. Dhurojini partnerit një buzëqeshje të bukur, përqafim dhe do të vëreni se si tensioni në sytë e tij do të zhduket si me magji.

6.Ndërtojeni lumturinë ditë pas dite: Kjo kërkon përpjekje nga ana e të dy partnerëve. Ndaj mos kurseni dashurinë për njeri-tjetrin!