E MBAJTI TË FSHEHTË/ Martohet këngëtari i njohur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
E MBAJTI TË FSHEHTË/ Martohet këngëtari i njohur shqiptar (FOTO)

E MBAJTI TË FSHEHTË/ Martohet këngëtari i njohur shqiptar (FOTO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, këngët e të cilit dëgjohen nga të gjithë, Skerdi Ago është martuar.
Ky lajm po përhapet me shpejtësi pas veprimit të fundit të këngëtarit i cili ka fshirë të gjitha fotot në Instagram dhe ka postuar tre imazhe ku shfaqet një buqetë me lule, dy njerëz të kapur për dore dhe dy unaza.

Martesa duket se ka ndodhur në fshehtësi dhe Skerdi e bën të ditur vetëm sot, por pa dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë që muajin e kaluar këngëtari u fejua me Vesa Ramën dhe mesa duket nuk ka pritur më shumë gjatë për t’i dhënë fund beqarisë.

Skerdi ka treguar se me Vesën është njohur në Instagram kur ajo i ka kërkuar një intervistë.