KONFIRMON LAJMIN/ Ermal fejzullahu bëhet baba për herë të katërt – AlpeGossip
KONFIRMON LAJMIN/ Ermal fejzullahu bëhet baba për herë të katërt

KONFIRMON LAJMIN/ Ermal fejzullahu bëhet baba për herë të katërt

Një muaj më parë në rrjet qarkulloi lajmi se bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahut, është në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të katërt. Madje, në foton e fundit të publikuar, Ariana shfaqej me barkun pak të rrumbullakosur.

Megjithëse i mohuan këto lajme, i ftuar së fundmi në emisionin “1 Kafe prej shipsë”, Ermali ka konfirmuar gjithçka.

“Po, e vërtetë është. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë, ajo ka rëndësi.”- është shprehur Ermali, i cili rrëfen se ende nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës.

“Fëmijët e tjerë po kënaqen shumë, po gëzohen shumë. Vajza e vogël Era është pak xheloze, sepse është 5-vjeçare.”- tregon këngëtari.