EVENTIMENT/ Kanye West flet për herë të parë para kamerës dhe përmend të pasmet e Kim – AlpeGossip
EVENTIMENT/ Kanye West flet për herë të parë para kamerës dhe përmend të pasmet e Kim

EVENTIMENT/ Kanye West flet për herë të parë para kamerës dhe përmend të pasmet e Kim

Kim Kardashian ka zbuluar se është shumë e frikësuar që do të ketë një fëmijët të katërt me bashkëshortin e saj, Kanye West.

38-vjeçarja, e cila do të mirëpresë fëmijën e saj të katërt përmes një nëne mbartëse, foli gjatë edicionit të ri të “Keeping Up With The Kardashians” për foshnjën që pritet t’i shtohet familjes.

“Jam e frikësuar, nuk e shfaq. Nuk e mendoja se do të ndodhte. Unë mendova: ‘Ndoshta as nuk do të ngjisë’”, tha Kim.

Ajo dhe Kanye janë prindër të North, 5 vjeçe, Saint, 3 vjeç dhe Chicago, 14-muajshe.

Reperi foli për herë të parë para kamerës për familjen e tij gjatë “reality-show”-t:

“Kjo është hera e parë që e bëj këtë. Kjo intervistë është për shkak të filmit ‘The Incredibles’. Nisi me intervistat, superheronjtë po japin intervista. Gruaja ka të pasme të mëdha dhe thjesht po kuptoj që jeta jonë po bëhet gjithnjë e më shumë si ajo te filmi i animuar, derisa ne të fluturojmë”.

Kjo është diçka shumë e rrallë, pasi Kanye nuk ishte rrëfyer asnjëherë deri më tani!

Burimi: Daily Mail