SEMI MORI “HAK” NDAJ DONALDIT PËR BORËN/ Ja si ja kthen Romeo (FOTO) – AlpeGossip
SEMI MORI “HAK” NDAJ DONALDIT PËR BORËN/ Ja si ja kthen Romeo (FOTO)

SEMI MORI “HAK” NDAJ DONALDIT PËR BORËN/ Ja si ja kthen Romeo (FOTO)

Aktori Donald Veshaj tashmë ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe ajo që u vu re ishte se çifti u afrua menjëherë pas daljes së Semit nga shtëpia e Big Brother.

Pas eleminimit, Semi e ka fshirë Donaldin nga Instagrami si shok dhe nuk e ndjek më.

Por mesa duket, vëllai i tij binjak, Romeo, i cili menaxhon llogarinë në Instagram të Donaldit keto jave, është “hakmar” ndaj ish-banores, shoqes së ngushtë të Bora Zemanit, duka ia kthyer ‘’me të njëjtën monedhë’’.

Pra në listën e personave që ndjek aktori Donald Veshaj, nuk është më emri i këngëtares, pasi Romeo ka vendosur ta fshijë nga lista.

Semi ka mbajtur që në fillim krahun e shoqes së saj, Borës dhe ka besuar se Donaldi e dashuronte vërtet moderatoren, edhe pse ata janë të ndarë prej disa muajsh.

Në daljen e fundit të saj në Big Brother si e ftuar në studio, ajo tha që gjithsesi do që ai të jetë i lumtur por i kërkoi t’i kthente arushin që i la si kujtim kur doli nga shtëpia e Big Brother.