E DINIT? Ja si është të vuash nga ejakulimi i parakohshëm – AlpeGossip
E DINIT? Ja si është të vuash nga ejakulimi i parakohshëm

E DINIT? Ja si është të vuash nga ejakulimi i parakohshëm

“Isha goxha aktiv në revolucionin seksual: asokohe kur të bëje dashuri ishte si një përshëndetje dhe të flije me dikë për një natë, konsiderohej si një e dalë. Jeta ime seksuale nisi herët dhe kur nisa fakultetin, kisha përjetuar treshen time të parë (me dy motra) dhe kisha kuptuar që diçka nuk shkonte me mua.

Vuaj nga ejakulim i parakohshëm, që do të thotë se marrëdhëniet e mia kanë zgjatur po aq sa zgjasja unë. Dyshimi mbi aftësitë e mia për të kënaqur dikë ndikuan në mënyrën si dashuroja dhe mezi gjeja mënyra për të pëballuar situatën. Mënyra më e gabuar ishte t’i shmangesha problemit. Pas një incidenti, më kujtohet që qesha dhe ajo më quajti bastard. Ishte e vetmja mënyrë për t’iu shmangur kërkesës për falje që pasonte zakonisht seksin e shkurtër.

Me kalimin e kohës, e kisha të pamundur të flirtoja pa imagjinuar zhgënjimin dhe inatin që e priste gruan përballë meje.

“Unë kam një problem,” nuk është fjalia ideale për të nisur një bisedë, kështu që përfundova aty ku s’ishte nevoja të shpjegohesha – Mikonos në vitet ’70. Pas vitesh të tëra romancash verore, dy fëmijësh dhe një divorci, u vizitova te një mjek që më rekomandoi prostaglandin – një injeksion i dhimbshëm që shkakton ereksione 2-5 orëshe. Më në fund, mund të relaksohesha e të merrja kohën që më nevojitej për të kënaqur partneret e mia. Isha më në fund i lirë – i lirë të kuptoja se seksi s’është gjithçka. U çlirova nga cikli i shpresës, zhgënjimit dhe fajit, u çlirova nga fiksimi me seksin dhe arrita të përjetoj dashurinë. Tashmë, jam i martuar prej 14 vitesh.”

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian