“QËNDROVA 21 DITË NË KOMA”/ Bujar Qamili rrëfen betejën e vështirë me koronavirusin (VIDEO) – AlpeGossip
“QËNDROVA 21 DITË NË KOMA”/ Bujar Qamili rrëfen betejën e vështirë me koronavirusin (VIDEO)

“QËNDROVA 21 DITË NË KOMA”/ Bujar Qamili rrëfen betejën e vështirë me koronavirusin (VIDEO)

Pak kohë më parë këngëtari Bujar Qamili u infektua nga Koronavirusi. Në një lidhje direkte me Skype për emisionin “Wake up”, ai ka rrëfyer betejën e vështirë.

Bujari tha se ka qëndruar 21 ditë në koma. Tani ai e ka kaluar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, mirëpo nuk e kaloi intervistën pa bërë një thirrje për të gjithë qytetarët. Këngëtari u shpreh se Koronavirusi nuk është lojë dhe se duhet të bëjmë kujdes maksimal.

“Unë në fillim erdha në Itali, erdha për pushime, thashë të qëndroj pak. Mirëpo, filluan problemet me veshkat që i kam pasur dhe më parë. U detyrova të shkoja në spital, për 10 ditë u bëra mirë dhe dola nga spitali. Kur dola nga spitali erdha në shtëpi, qëndrova pak ditë dhe më erdhi një ftesë nga miqtë tonë që kemi atje. Organizohet një koncert shumë i madh me të gjitha qytetet e Shqipërisë tha dhe këtë javë e ka rradhën nata shkodrane. Tha ne nuk mund ta imagjinojmë natën shkodrane pa qenë Bujar Qamili. Unë sakrifikova se pak ditë kisha që kisha dalë nga spitali. U nisa, shkova në Tiranë te emisioni “Këngë moj” edhe natën e parë qëndrova në prova, ndërsa natën e dytë filluan regjistrimet deri në orën 3 të natës. Ditën tjetër në orën 10 i kam hipur avionit, në 12 isha në Milano. Rreth orës 3:30-4 ka filluar një lodhje e trupit, ja lashë emisionit, thashë kam qëndruar deri vonë edhe rruga…mirëpo më pas filloi një temperaturë mbi 37. Kur shkoi 39 s’kishte më kuptim që unë të shkoja në shtëpi, trupi lodhej edhe më shumë. Shkova në spital dhe të nesërmen në mëngjes kur erdhi dhe djali me m’pa, më thotë që mjekët thonë që ke marr virus edhe duhet të qëndrosh në spital. U mërzita shumë. 4-5 ditët e para më vunë oksigjen, ditët tjera gjendja u përkeqësua. Më kanë çuar në reanimacion, ku kanë filluar problemet dhe janë bërë më keq. Djali më tha se kam qëndruar 21 ditë në koma. Unë nuk mbaj mend asgjë. Mjekët thanë që ke lindur për së dyti. Tani më duket sikur se kam kaluar fare se jam jashtëzakonisht mirë. Ju them me gjithë zemër, ruajuni se nuk është lojë, është kaq i keq sa detyrohesh me thënë atë shprehjen më mirë të të marrë jetën se të jetosh ashtu. Është shumë, shumë i keq”, rrëfeu ai.